/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në një takim pune, Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në përbërje nga Sali Morina, Ismail Kurteshi, deputet të Kuvendit të Kosovës, dhe Shoqëria Civile, Driton Selmanaj me bashkëpunëtor të tyre, ndërsa qëllimi i takimit ishte zbatimi i deritanishëm i ligjit për rininë, konkretisht fokusi në buxhetin, vullnetarizmin, aktivitetet dhe kërkesat eventuale për plotësim apo ndryshim të ligjit për rininë.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se përkundër vështirësive të mëdha në aspektin buxhetor në nivelin lokal, përmes subvencioneve dhe projekteve të përbashkëta është arritur që të ketë një organizim të mirë të rinisë në Gjilan.
“Ligji kur është miratuar në fillim, ka pasur qëllim funksionimin dhe organizimin e rinisë në nivelin lokal, në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithashtu edhe për KVRL-të është menduar në fillim të përgatitjes së këtij ligji së bashku edhe me përfshirjen e organizatave jo-qeveritare. Në Gjilan ka aktivitete të shumta që për bazë kanë fokusin ndaj rinisë dhe organizatave rinore, duke zgjeruar edhe më shumë angazhimin për përfshirjen edhe të rinisë shkollore dhe organizatave studentore”, tha kryetari Haziri.
“Sot rinia ka objektin e vet për aktivitete, njw object modern qw i plotwson kushtet e rinisw, përfshirë këtu edhe sistemimin e KVRL-së, rrjetit rinor dhe po punohët që edhe organizatat shkollore dhe ato studentore të shfrytëzojnë atë hapësirë. Në aspektin e buxhetit kemi mbështetur projektet përmes subvencioneve konform kërkesave të Njësisë së Rinisë duke rritur buxhetin për vitin 2016 qind për qind. Ky ligj duhet të ndryshoj në precizimin e moshës dhe rritjen e saj, pastaj edhe KVRL-të duhet të bëhet një ndryshim në to, ngase është një organizim fiktiv shumicën e kohës, përpos momenteve dhe kohës së caktuar kur aktivizohen”, ka thënë ndër të tjerash kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ndërsa komisioni parlamentar është interesuar kryesisht dhe në përgjithësi për ligjin dhe zbatimin e tij, për vullnetarizmin, për aktivitetet e ndërmarra nga Njësia për Rini dhe Komuna e Gjilanit, për buxhetin, stafin, edukimin joformal, planifikimin vjetor dhe aktivitete të tjera që bien në domenin e rinisë dhe Komunës së Gjilanit.
Për të gjitha zhvillimet përgatitjet dhe funksionimin ka dhënë përgjigje, përgjegjësi për Njësinë e Rinisë, Genc Mustafa, i cili ka përmendur të gjitha aktivitetet e mbajtura me rininë, aktivitetet me vullnetarët, bashkëpunimet me OJQ-të dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare. /2L ONLINE/