DYLON

Altina Demati zuri vendin e parë në Kosovë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në teatrin Dodona në garën mbarë shtetërore të organizuar nga MASHT për shënimin e “Ditës Botërore të Librit”, Altina Demati nxënëse e shkollës të mesme të ulët” Zija Shemsiu” të Gjilanit zuri vendin e parë në mesin e dhjetë garuesve me një interpretim të ëmbël poetik. Zëri i saj poetik e artistik i dha një madhështi më të madhe skenës së teatrit Dodona.

Në garën mbarë shtetërore për lexim artistik me rastin e Ditës Botërore të Librit në finale përveç Altina Demati nxënëse e shkollës të mesme të ulët” Zija Shemsiu” morën pjesë edhe nxënësit e shkollave të Komunës së Gjilanit: Gresa Salihu, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “’Thimi Mitko” dhe , Hamide Veseli, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët” Abaz Ajeti”

EkoHigjiena

Sukseset e nxënësve të Komunës së Gjilanit nuk kanë të ndalur,pak ditë më parë nxënësit e shkollës Abaz Ajeti shndriten me dijen e tyre në garën e organizuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës , pra kudo nxënësit e Gjilanit janë të parët. /Ismet Azizi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.