DYLON

Alternativa për Ndryshim, takime në ambasadën e Zvicrës dhe Shqipërisë në Beograd

Avatar photo Redaksia

Struktura diplomatike e Ambasadës së Zvicrës në Beograd dhe ajo e Shqipërisë, kanë pritur në takim delegacionin nga subjekti i ri politik i sapo formuar në Preshevë, Alternativa për Ndryshim.

Gjatë këtyre dy takimeve të zhvilluara ndaras, kryetari i Alternativës, Shqiprim Arifi, ka prezantuar qëllimet dhe programin politik të këtij subjekti.

EkoHigjiena

Siç thuhet në kumtesën e Alternativës or Ndryshim,lëshuar të mërkurën, diplomati zviceran Jean Daniel Ruch me mjaft interes kishte pritur takimin me delegacionin e Alternativës që përveç kryetarit të saj ishte edhe zv/kryetari dhe një anëtarë i kryesisë.

“Gjatë takimit u diskutua lidhur me shumë tema që prekin direkt gjendjen dhe problematikën që po ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Luginës së Preshevës. Diplomati zviceran theksoi se e vlerëson iniciativën e themelimit të Alternativës dhe i sheh si faktor për bashkëpunim në të ardhmen për zgjidhjen e shumë problemeve, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin politik të Luginës së Preshevës”, thuhet në kumtesë, transmeton Titulli.com.

Në një atmosfere vëllazërore të krijuar nga stafi diplomatik i Ambasadës së Shqipërisë në Beograd delegacioni i Alternativës për Ndryshim është pritur edhe në në ambientet e ambasadës shqiptare.

“Qëllimi i takimit ishte njohja dhe fillimi i bashkëpunimit në mes dy palëve. Delegacioni nga Alternativa prezantoi qëllimin e themelimit të subjektit politik dhe e njoftoi me programin dhe synimet politike të Alternativës. Gjithashtu edhe zv/ambasadori shqiptar u shpreh i kënaqur nga ky takim dhe ofroi mbështetje për nismën dhe hapat tjerë që do të ndërmerren për ta përmirësuar situatën politike dhe gjendjen e shqiptarëve që jetojnë në Serbi”, përfundon kumtesa e partisë politike, Alternativa për Ndryshim, Preshevë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.