Alpinisti nga Bujanoci pushton majet e Titos

Alpinisti nga Bujanoci pushton majet e Titos

Alpinisti nga Bujanoci, Jakup Jakupi i shoqëruar me grupin e Klubit Alpin nga Gjilani pushtoi majat më të larta në vargmalet e Sharrit, majën e Titos me lartësi mbidetare prej 2747 metra.

Jakupi ishte pjesë e organizimit “13 Tradicional Winter Climbing Titov Vrv” 300 alpinistë nga i gjithë Ballkani të organizuar nga Transverzalec nga Shkupi, shkruan Titulli.com.

“Ka qenë e vështirë të ngjitesh në pikën më të lartë në këto kushte të vështira dimri por nëse i përmbahesh kushteve të natyrës dhe i respekton ato ju mundë të kënaqeni në edhe në ditët e vështira”, është shprehur Jakupi.

Ai ka falënderuar edhe shokët tjerë me të cilët merre pjesë nëpër aktivitete të ndryshme të organizuar nga klubi Alpin Gjilani.

Nga kushtet të vështira të kohës që kishte shumë erë të fuqishme me rreth 100 km/h organizatori në lartësin 2600 lmd e anuloi ecjen drej majës së Titos.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE