DYLON

Alpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postare

Alpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postare
Avatar photo Redaksia

“Ky emetim i veçantë i pullave postare i kushtohet alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje të jashtëzakonshme, kanë lartësuar emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai realizohet në kuadër të promovimit të pullave postare kushtuar alpinisteve Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Në këtë ceremoni, të mbajtur në prani të dy alpinisteve, u vlerësua kontributi i tyre i jashtëzakonshëm në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes arritjeve në alpinizëm dhe ngjitjeve në majat më të larta të botës.

EkoHigjiena

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë Artane Rizvanolli përgëzoi Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin për përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe sukseset e tyre, duke theksuar rëndësinë e promovimit të figurave që, me punë dhe vendosmëri, e përfaqësojnë denjësisht Kosovën në botë.

Ndërsa Lulëzon Jagxhiu, ministër i Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike theksoi rëndësinë e inkurajimit të aktiviteteve në natyrë dhe të promovimit të modeleve frymëzuese për të rinjtë, duke vlerësuar se rrëfimet e suksesit të dy alpinisteve përbëjnë shembull të vyer për brezat e rinj.

Gjatë ceremonisë, Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi ndanë përvojat e tyre nga ekspeditat malore, sfidat e përballuara dhe motivimin që u japin të rinjve për një jetë aktive, me disiplinë dhe afërsi me natyrën.

Pullat postare ju dorëzuan alpinisteve nga Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, e cila theksoi se përfshirja e tyre në filatelinë e Kosovës përfaqëson një vlerësim institucional për arritjet e tyre dhe njëkohësisht shërben në promovimin e vendit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.