Dy nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani, Alp Sahiti dhe Melisa Fetahu kanë marrë medaljet e bronzta në shah në Garat Ballkanike të Sportit Shkollor që janë mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Alpi dhe Melisa janë përballur me garuesit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ku kanë arritur që të fitojnë medaljet e bronzta.
Blerim Shala, mësimdhënës i Kulturës Fizike dhe Sportit në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” ka thënë se këto gara ishin tejet të mirëseardhura dhe dëshmuan se sporti shkollor është i zhvilluar tek ne.
Ndryshe, duhet rikujtuar se pikërisht në këto gara, nxënësja Lena Osmani është stolisur me medaljen e argjendtë në garat në ping pong. /2LONLINE/