Ndeshja e 27-të kampionale FC Drita – KF Drenica, luhet të dielën në ora 15:00, e futbollisti Dritës, Almir Ajzeraj thekson se nesër do të luajnë për tri pikë të reja
Ajzeraj tha se do të provojnë dhe kërkojnë rrugën e golave dhe të realizimit të fitores e me këtë edhe të tri pikëve të reja.
“Si çdo ndeshje kemi analizuar kundërshtarin dhe si në çdo ndeshje ne futemi për tri pikë. Ata janë ekip i mirë dhe pozita e tyre në tabelë nuk është reale. Kemi analizuar çdo formacion dhe taktikë të mundshme të kundërshtarit dhe do të mundohemi të gjejmë golin”, ka thënë Ajzeraj.
Ai shtoi se kanë ushtruar për finalizim të aksioneve dhe beson që do të përmirësohemi në vazhdimësi dhe se ndaj Drenicës do ta gjejnë portën e kundërshtarit për ta tundur.
Do të provojmë të gjejmë mënyrën e realizimit të golave. S’ka rëndësi si mbrohen ata, më shumë ka rëndësi se si luajmë ne”, ka thënë Ajzeraj.
Në këtë ndeshje do të mungojnë Hamdi Namani dhe Ilir Blakcori për shkak të kartonëve, ndërsa rikthehet Marko Simonovski. /2LONLINE/