DYLON

Almir Aganspahic është futbollisti më i ri i Gjilanit

Almir Aganspahic është futbollisti më i ri i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani Ka bërë me dije për angazhimin e futbollistit Almir Aganspahic.

Klubi dhe sulmuesi nga Sarajeva kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026.

EkoHigjiena

Aganspahic vjen pas një aventure të kaluar në klubin Liepaja nga Latvia, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Sarajevo, Osijek, Celik Zenica dhe kohë më parë edhe pjesë e Shkëndisë së Tetovës.

28 vjeçari ka qenë i grumbulluar në gjitha moshat e përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës, derisa karrierën e ka zhvilluar jashtë vendit.

“Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuq e bardh. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.