DYLON

Alkooli dëmton shëndetin e dhëmbëve

Avatar photo Redaksia

Alkooli është një ndër pijet që ka efekte të dëmshme shëndetsore për organizmin tonë, ndër të cilat dhe dhëmbët janë të rrezikuar nga përdorimi i tij. Përdorimi i alkoolit shkakton reduktimin e prodhimit natyral të pështymës, e cila ndihmon për heqjen e grimcave të mbetura të ushqimit dhe mbron dhëmbët nga aciditeti.

Personat që konsumojnë shumë alkool mund të kenë probleme me dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, pasi alkooli acaron gjithë pjesët e buta dhe redukton pështymën. Lëkura e gojës është shumë delikate dhe alkooli gërryen mishin e dhëmbëve, faqet dhe lëkurën.

EkoHigjiena

Ai dëmton procesin e ndarjes së qelizave të indit, gjë që shpjegon faktin pse personat që konsumojnë shumë alkool janë shumë të predispozuar për kancerin e gojës apo grykës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.