DYLON

Aliu: Turp! Kolegët e Enver Zymberit mbrojtën sot Vuqiqin!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Vizita e kryeministrit të Serbisë Aleksander Vucic në Kosovë, është kundërshtuar sot edhe nga të rinjtë gjilanas. Të rinjtë që janë pjesë e Këshillit të Veprimit Rinor, studentë e të rinj tjerë, por edhe aktivistë të Vetëvendosjes, me qëllim të bllokimit të rrugës, kishin dal në afërsi të fshatit Pasjan, që gjendet në kilometrin e pestë të rrugës Gjilan-Preshevë, aty ku kryeministri Vuqiq do të përuronte maternitetin për të vazhduar tutje me agjendën e tij. Por, aty kanë qenë edhe policia e Kosovës e cila është përkujdesur ti largojë protestuesit nga aty, dhe, siç shprehet njëri nga protestuesit, Luan Aliu, policia ishte e dhunshme karshi tyre.

Aliu që është aktivistë i Vetëvendosjes në Gjilan i ka thënë Portalit 2L ONLINE, se edhe vet ka pësuar lëndime në këmbë nga goditjet e policisë, por ka e edhe të lënduar të tjerë.

EkoHigjiena

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, janë organizua KVRL-ja, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa studentë, për t’ia bllokuar rrugën një njeriut i cili vjen në Republikën e Kosovës, dhe thotë që “Kosova është djep i Serbisë”, kurse policia e Kosovës, në vend që t’i mbrojë qytetarët e saj, ata reaguan në mënyrë të dhunshme për të na shpërndarë, ku disa nga protestuesit janë të lënduar nga goditjet që i kanë bërë pjestarët e njësitit special të Kosovës. Janë koleget e Enver Zymberit që e mbrojtën sot Vuqiqin, ku policia e tij e vrau Enver Zymberin më 26 korrik 2011, në territorin e Kosovës. Turpi ndryshe nuk është!”, është shprehur Aliu i Vetëvendosjes. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.