/2L ONLINE/ – Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, njëherësh anëtar i kryesisë së Degës në Gjilan, nuk deshi t’i komentojë gjatë akuzat e PDK-së, se qeverisja e Lutfi Hazirit komunikimin qytetarë e ka të stupcit e kanunit, pasi ka thënë se kësaj qeverisje, qytetarët ia kanë ndarë rolin e atij që punon derisa dikujt tjetër, rolin e atyre që janë të fjalëve.
Aliu ka thënë se më 2013, qytetarët në zgjedhjet komunale,, me votën e tyre i kanë ndarë qartë rolet, ku për këtë qeverisje e ka ndarë rolin e atij që punon e për opozitën, për të folur kot. “Qytetari, neve na ka ngarkuar për të punuar, e PDK-në për të folur. Neve na kanë thënë “ju punoni” e ata “le të flasin” thotë Alliu për Portalin 2LONLINE.
Ndërsa, për kritikat konkrete, (shih shkrimin: PDK: Mjet i komunikimit në qeverisjen e Lutfi Hazirit është bërë stupci dhe kanuni), Aliu tha se nuk dëshiron t’i komentojë, por vetëm dëshiron të thotë se PDK-ja herët e ka hapur kuzhinën e saj të gjellave pashije, apo me shije të thartë. Zgjedhjet janë tek vitin tjetër, ndërsa tani për tani, kemi qeverisje stabile, po punohet për të mirën e qytetarëve. E, ata në PDK, le të vazhdojnë përgatitjen e gjellërave të tharta, por në fund ose do t’i hanë vetë ata, ose do t’i derdhin”, ka thënë Aliu i LDK-së. /2L ONLINE/