/2L ONLINE/ – Avdyl Aliu, shef i Grupi të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit shpeshherë ka qenë në thumb të kritikave të opozitës, (veçmas të PDK-së), se fjalori i tij në kuvend është acarues, ofendues, provokues e besa edhe kërcënues, por se këto janë hedhur poshtë nga vet Aliu, i cili thotë se kurrë në jetën e tij nuk ka fyer apo kërcënuar dikë, por se ai flet në kuvend me metafora për të qenë edhe më i qartë edhe për opozitën, por se kjo e fundit qëllimisht i keqinterpreton ato metafora për qëllime politike ditore dhe tenton me tensionua kuvendin pa pas fare nevojë.
“Unë shpeshherë në kuvend flas me figura e metafora dhe se këto i kuptojnë shumë mirë edhe përfaqësuesit e opozitës, por se ata qëllimisht duan t’i keqinterpretojnë ato duke i dhënë kuptim atyre fjalëve që vet ata e dëshirojnë. Unë jam përgjegjës dhe do të jem përherë për atë si e them dhe nuk marr përgjegjësi për atë se si e kupton dikush tjetër”, ka thënë Aliu për Portalin 2L ONLINE.
Aliu thotë se kur në jetën e tij nuk ka kërcënuar askënd e as fyer asnjë anëtar të Kuvendit nga radhët e opozitës dhe edhe kur përdor figura apo metafora gjatë fjalimit të tij, nuk ka pasur për qëllim ta ofendojë apo kërcënojë askënd, por nëse dikush do ta interpretojë atë sipas dëshirës së tij, dhe se ndihet i fyer, Aliu thotë se atij s’ka se çfarë t’i bëjë.
“Do të vazhdojë të kryej punën time me përgjegjësi të plotë duke kërkuar nga opozita që të ndalojë të mi keqinterpretojë fjalët duke krijuara situata të pa qenë”, ka thënë Avdyl Aliu, shef i Grupi të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin komunal të Gjilanit.
Përndryshe, rikujtojmë vetëm nj rast kur në një debat të mëhershëm kur u diskutuar në Kuvend për lëndët djegësve nëpër shkolla, Aliu kishte thënë ndër tjerash se “…dikush po lyp dru…”, për çka opozita e kishte akuzuar për gjuhë kërcënuese, por ndaj të cilës kishte reaguar Aliu duke pohuar se kishte thënë “dikush po lyp dru, por nuk mban përgjegjësi për atë se si e kupton dikush atë që ka thënë ai pasi fjalën “dru” nuk e ka përdorur në kuptimin e dajakut.
Po e rikthejmë në kujtesë për lexuesit vetëm një rast të tillë ku kemi një reagim të PDK-së dhe kundër reagimin e Aliut, pas një seance të mbajtur vitin e kaluar, kur Aliu kishte përdorur fjalinë “…dikush po do dru…”
PDK: Në Gjilan po instalohet dhuna, kudo nëpër institucione
Aliu: Në PDK po instalohet frika, po vetfrikësohen