/2L ONLINE/ – Seancën e të hënës të Kuvendit komunal të Gjilanit e kishin braktisur këshilltarët e PDK-së dhe të Vetëvendosjes, përfaqësuesit e të cilëve subjekte menjëherë kishin dalë me komunikatë të përbashkët për të sqaruar arsyet, por me to nuk po pajtohet Avdyl Aliu (LDK), sipas të cilit ata nuk patën arsye por e bënë këtë për motive politike.
Rikujtojmë deklaratë ne përbashkëtçt të PDK-së dhe vetëvendosjes: “Këshilltarët e opozitës të PDK-së dhe VV-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit u detyruan ta lëshojnë seancën për shkak të sjelljes arrogante dhe injoruese, mosdhënies se fjalës me kohe, futjen e pikave të rendit të ditës jashtë procedurave ligjore, mos respektimi i pikave të rendit të ditës, ndërhyrjeve të vazhdueshme në fjalimet e kuvendarëve të opozitës, ofendimeve të shpeshta, gjuha e ashpër gjatë drejtimit të seancave, animi i skajshëm politik që po nxitë tensione në seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit. Kjo qasje e drejtimit të seancave, po e rëndon funksionimin normal të punës së këtij institucioni, duke tej zgjatur kohën e punimeve në Kuvendin Komunal”.
Por, Sipas Avdyl Aliut, shef i grupimit të këshilltarëve të LDK-së, në Kuvend ka demokraci, opozita ka diskutuar sa ka dasht, janë futur në rend të ditës propozimet e tyre dhe se edhe braktisja e seancën nga ta ka ndodhur pasi i kanë përfunduark rejta diskutimet, shumica e tyre edhe nga 2-3 e më tepër herë, dhe se nuk është hera e par ëqë opozita braktis seancat, por kjo bëhet me motive partiake, ata e bëjnë ktë për të shkuar të marrin pjesë në takimet e tyre me zyrtarë partiak nga qendra apo takime tjera partiake, pra nuk ka t bëjë me Kuvend, por ata po bëjnë lojëra politike.
“Kuvendi Komunal vazhdon të kultivojë një frymë të mirë dhe tolerante të ndërtuar që nga fillimi i punës së kësaj përbërje ndërmjet të gjitha grupimeve politike të përfaqësuara në kuvend, ekziston një vullnet i mirë për të dhënë hapësirë të mjaftueshme dhe të pakufizuar në aspekt kohor për të gjithë anëtarët e kuvendit, të gjithë kanë të drejta të njëjta dhe të barabarta dhe mundësi të barabarta me marr pjesë në të gjitha proceset e punës së kuvendit”, ka thënë Avdyli Aliu i LDK-së. /2L ONLINE/