DYLON

Aliu: Nuk besoj në fantazma qoftë edhe “kasperi shpirtmirë”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Gjilanit i ka 35 anëtarë, ku njëri ndër ta është edhe Sergjan Mitroviq që vije nga komuniteti pakicë serb. Por, në ndërkohë që ai është kuvendar i këtij organi më të lartë në Komunë, i cili zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, në pajtim me ligjin për zgjedhjet lokale, Mitroviq tani së fundi është zgjedhë kryetar i Komunën paralele të Gjilanit.

Se sa është sfiduese kjo, Portali 2L ONLINE, ka pyetur kolegët e tij nga Kuvendi i Komunës, dhe njëri ndër ta, Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, thotë se në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Komunën e Gjilanit, qytetarët e kësaj komune folën shumë bindshëm dhe shumë qartë. Ata thanë, Lutfi Haziri është kryetar i Komunës së Gjilanit .

EkoHigjiena

“Të gjithë ne e vlerësojmë atë çka e tha populli, pra kryetari i Komunës së Gjilanit është Lutfi Haziri dhe nuk ka nevojë me hapë debat në këtë aspekt. Gjithashtu ekziston edhe vlerësimi se “zanatin e kryetarllakut’, është duke e ushtruar me shumë sukses. Edhe kjo punë siç thonë të moçmit, shkon me zanat” thotë Aliu.

Sipas tij, punët e mira të kryetarit të komunës, por edhe të vet Lutën çdo ditë e prekin, për të mirë, qytetarët e komunës, qofshin ata të qytetit, të Zhegrës, Përlepnicës, Cërnicës, Shillovës, Poneshit etj, pa kurrfarë dallimi.

“Qytetari i Komunës së Gjilanit beson në atë që e sheh dhe që e prekë, nuk beson në fantazma, qofshin edhe ato si “Kasperi shpirtmirë”, shprehet në fund Avdyl Aliu, shef i GK të LDK-së në KK të Gjilanit, duke komentuar zgjedhjen e Sergjan Mitroviqit, kryetar i të ashtuquajturës Komunë paralele e Gjilanit, e cila gjendet në fshatin Kufcë të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.