Aliu: Nazi në siklet, i etur për fotele

(2LONLINE) – Kundër reagimi i ish drejtorit të Drejtorisë Komunale për Bujqësi Nazmi Rapuca, nuk ka mbetur pa përgjigje  nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj drejtorie, Vaid Aliu.

Shih shkrimet  e deritanishme:
Rapuca: Qeveria e re e Gjilanit e filloi mandatin me dështime
Nazi vajton humbjen
Rapuca: Të gjitha që i kam thënë janë të vërteta

“Ikja e Juaj nga pozita e Drejtorit, të mundëson që të merresh me punë të kota. Nuk keni pasur angazhim fare gjatë qeverisjes së juaj t’i përkushtoheni Projektit të moto-kultivatorave, dhe shumë projekteve të tjera. I keni dëmtuar 5 fermer që të mos jenë përfitues të këtij projekti. Po ju përsërisim  Nazi si duket jeni ne siklet që keni humb postin e Drejtorit dhe benificionet që ju kanë sjell nga taksapaguesit në këtë kohë krize dhe varfërie, keni shumë nostalgji dhe kohë për të shitur mend”, ka thënë Aliu, si përgjigje ndaj kundër reagimit të Nazmi Rapucës  (Rapuca: Të gjitha që i kam thënë janë të vërteta)

Aliu tha tutje se për mos efikasitet dhe mosveprim  Rapuca ka kontribuua që Komuna e Parteshit të jetë përfituese e Grantit për motokultivator prej 49.000,00 €uro.

“Po e përsërisim prapë e dinë gjithë stafi, dhe zyra e projekteve e Komunës së Gjilan-it. Vetë faktet flasin se gjatë fushatës zgjedhore-koha e balotazhit, pa  ftese publike për aplikim keni shpërnda Foli plastike militantëve të subjektit të Juaj (v.j. PDK) në shumë prej 513 metra gjatësi apo shprehur në sipërfaqe 4104 m², të njëjtën liste e kemi siguruar në Drejtori dhe te Operatori-furnizuesi. Të Ju përkujtojmë se në Projektin e drunjve dekorativ me Juve janë marrë organet e hetuesisë si i dyshuar”, thotë Aliu.

Sipas tij, sa i përket performancës dhe vlerësimit të punëtorëve  Rapuca ka vepruar në vija partiake, ke favorizua sipas tekeve të tija. Militantizmin e ka kalua para disa viteve, tash për fat të keq ka  kaluar në ekstrem.

“Shumë here i keni marrë punët e të tjerëve me i krye që nuk kanë pas të bëjnë në domenin e e kompetencave të Drejtorit, si psh. Keni zbuluar Ligje të pa qena-Ligji për korrje-shirje, dhe shumë vendime tjera të pakuptimta pa kritere dhe elemente Juridike. Gjithashtu më duhet te sqarohem me publikun qe nga ana e juaj e kam patur të ndaluar të deponoj nënshkrimin tim në formulimin e akteve juridike, pjesën dërmuese ju i keni formuluar aktet juridike.
Duhet të ju falënderohet dhe të shpërbleheni nga Kuvendi i Kosovës për zbulimin e këtyre ligjeve”, pohon tutje Aliu.

Sipas tij, Rapucës i mungon kultura politike sepse do të duhej pritur 100 ditët e para të punës në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, madje të kishte dhënë vlerësimet e tija si opozitë para opinionit.

“Ju preferoj të merreni me punë të mençura pa humbur kohë dhe energji. Ne si Drejtori me një staf të përgatitur dhe profesional jemi në implementim të projekteve sipas planit dhe dinamikës së punës, kemi punë shumë më të mençura se të merremi me ju”, thotë Vaid Aliu, u.d. i detyrës së drejtorit në drejtorinë Komunale për Bujqësi. /2lonline/

KOMENTE