DYLON

Aliu: Listën e investime kapitale do të hartojmë bashkërisht me qytetarët tanë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Banorët e fshatrave Sodovinë e Jerlive dhe Sodovnë e Qerkezve kanë paraqitur dje para përfaqësuesve të Institucioneve Komunale të Vitisë nevojat e fshatit të tyre për investime kapitale dhe atë në kuadër të diskutimeve publike që komuna është duke i mbajtur me banorët e lokaliteteve të ndryshme për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2016-2018.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur gjatë këtyre diskutimeve publike me banorët e këtyre lokaliteteve u shpreh se kjo komunë është e interesuar që qytetarët të jen pjesë e hartimit të buxhetit komunal, konkretisht të listës për investime kapitale duke potencuar se këto takime kanë edhe një qëllim tjetër.

EkoHigjiena

“Qëllimi kryesor pse po i mbajmë këto takime është që mjetet qe do t i kemi për investime kapitale në vitin në vijim të shpërndajmë në mënyrë të drejtë me nevojat e banorëve të komunës sonë. Natyrisht sot jemi këtu që të dëgjojmë edhe shqetësimit e mundshme të qytetarëve dhe të bëjmë zgjidhje në interesin tonë të përbashkët “ u shpreh Aliu.

Ai po ashtu theksoi se Komuna e Vitisë po shikon që sa më parë të përfundoj projektet në fushën e infrastrukturës, ujësjellësve dhe kanalizimit me qëllim që në të ardhmen të investoj në projektet e tjera por paraqiti disa pengesa për shkak të borxheve nga qeveria e kaluar në fushën e rregullimit të ujësjellësve.

“Nuk dua të akuzoj qeverinë e kaluar por është fakt se kemi trashëguar borxhe të cilat na kanë penguar në realizimin e projekteve të tjera në fushën e ujësjellësit sepse vitin kaluar kemi paguar 30 mijë euro borxhe ndërkaq gjatë këtij viti na është paraqitur një borxh prej 170 mijë euro “ u shpreh Aliu.

Ai vuri re se Komuna e Vitisë është e interesuar të bëjë çbllokimin e projekteve në fushën e ujësjellësit duke potencuar se ata janë duke diskutuar me organizatat financuesve që borxhet të paguan me këste dhe të vazhdohet me projekte në fushën e sigurimit të ujit të pijes për banorët e kësaj komune.

Ndërkaq për ecurinë e buxhetit komunal ka folur Berat Zuka, zyrtarë pranë Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim i cili paraqiti ndarjen e buxhetit komunal në kategoritë e ndryshme por njoftoj banorët edhe lidhur me kërkesën e përfaqësuesve të komunës për rritjen e buxhetit komunal konkretisht në investimet kapitale.

Banorët e fshatit Sodovinë e Qerkezve gjatë diskutimit publik kanë paraqitur disa nevoja për investime kapitale si ndërtimi i një trotuari me ndriçim publik, vendosjen e rrethojave të shkollës, zgjedhja e problemit me ujë të pijshëm, rregullimi i disa rrugëve fushore por edhe asfaltimi i rrugëve të lagjeve, hapja e një rruge alternative si dhe disa kërkesa të tjera.

Ndërkaq banorët e fshatit Sodovinë e Jerlive të cilët ju janë përgjigjur në numër më të madh këtij takimi paraqitën kërkesa të shumta ndër to ishin: rregullimi i trotuarit përgjatë rrugës Viti-Gërlicë dhe prej shkollës fillore të këtij fshati deri të lagjja “ Misini” , përfundimin e rrjetit të kanalizimit në gjithë fshatin, asfaltimi i rrugëve të lagjes dhe rregullimi me zhavorr të rrugëve fushore, hapja e puseve për kompleksin “Gursel dhe Bajram Sylejmani” dhe të Ambulatës së fshatit si dhe disa kërkesa të tjera. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe disa nga Drejtorët e drejtorive si dhe këshilltarë të Kuvendit Komunal të Vitisë. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.