Aliu (LDK) reagon për “koftorin e Lutës”! – pyet anëtaren e Vetëvendosjes kur e zbuloi Uglarin?!

Aliu (LDK) reagon për “koftorin e Lutës”! – pyet anëtaren e Vetëvendosjes kur e zbuloi Uglarin?!

Aksioni simbolikë i Vetëvendosje që ia la një koftor n’derë, kryetarit të komunës, Lutfi Hazirit, si reagim ndaj qasjes që pati ai ndaj qëndrimit të Vetëvendosjes për problemet që i ka shkolla e Uglarit, ku ndër tjerash akoma nxehja bëhet me stufa me dru, nuk i ka bërë përshtypje, Avdyl Aliut, të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shef i Grupit të Anëtareve të Kuvendit nga radhët e këtij subjekti politik, sipas të cilit, ky aksion ishte pa shije, sa për konsum politik të një subjekti tani më të dështuar.

Shih edhe: “Koftori i Lutës”!

Madje ai tha se anëtarja e Vetëvendosjes që ngriti këtë çështje në Kuvend është ajo që ka “ecë” nëpër parti, herë në LDK, e herë në AAK e tani në Vetëvendosje, dhe tek tani ngritë këtë çështje sa për të thënë diçka.

Duke aluduar në atë se në shkollën në fjalë edhe më parë ngrohja ka qenë me stufë me dru, Aliu shtroi pyetjen se pse anëtarja e kuvendit Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, e cili ngriti sot këtë çështje në Kuvend, nuk e ka ngritur këtë çështje edhe më herët, sa ishte në parti tjera, por tani?!

“Duket se ajo tani e paska zbulue Uglarin dhe po merret me këtë problematikë”, ka thënë Aliu, me ironi, për të shtuar se aksioni i tillë, para zyrës së kryetarit ishte një performancë bajate dhe pa kurrfarë efekti, thjesht puro politike sa për të bërë diçka gjoja qenkemi një opozitë aktive.

KOMENTE