Aliu (LDK): Raporti Financiar Janar – Mars 2020 në përputhje të plotë me Ligjin mbi Financat Publike

Aliu (LDK): Raporti Financiar Janar – Mars 2020 në përputhje të plotë me Ligjin mbi Financat Publike

Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, në Kuvendin Komunal të Gjilanit, e ka vlerësuar raportin financiar janar-mars 2020, se është në përputhje të plotë me Ligjin mbi Financat Publike për një organizatë buxhetore siç është komuna e Gjilanit.

Aliu, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ku po trajtohet kjo çështje, ka thënë se edhe ky raport përmban shuma totale të planifikimit dhe të shpenzimeve për kategori të ndryshme ekonomike dhe po ashtu edhe përmban në vete edhe krahasime për periudhat e njëjta me vitin paraprak.

“Kemi të bëjmë me tremujorin e parë të vitit dhe duke e pas parasysh shpalljen e Pandemisë nga OBSH në tërë botën domethënë ka qenë data 12 ose 13 mars nga këtu edhe fillon ngecja që është e paraqitur edhe me numra. Prandaj kjo periudhë e raportimit është e prekur sadopak nga Pandemia dhe nga izolimi I plotë që e kemi pas mirëpo ai efekti I madh ka me u dukur në fazat e mëvonshme të raportimit”, ka thënë Aliu i LDK-së, transmeton Portali 2ONLINE.com.

Ai është shprehur falënderues ndaj përfaqësuesit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa që i ka informuar në kohë dhe në mënyrë të saktë kuvendarët, e përmes tyre, edhe qytetarët e komunës dhe është për tu përshëndetur gatishmëria e tij që e ka shfaqur edhe në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF) që t’i përgjigjet çdo interesimi eventual këtu në kuvend.

“Konsiderojmë se ky raport financiar në mënyrë të saktë dhe të drejtë pasqyron financat dhe transaksionet financiare të realizuar nga komuna në përgjithësi. Është hera e parë që nuk është respektua afati kohor i raportimit në kuvend deri më tani, arsyen e dimë për këtë dhe ne vet jemi marrë vesh për këtë, pra shkaku i pandemisë. Është për t’u përshëndetur niveli I lartë I diskutimit në KPF dhe në Kuvend për çështjet financiare dhe në përgjithësi për politikat fiskale prandaj edhe me këtë rast I ftoj kolegët e Kuvendit që edhe më tutje dhe edhe me më ngulmë të vazhdojmë të ngrisim nivelin e diskutimit për politikat fiskale dhe financiare të komunës ne drejtim te ngritjes pozitive nga ky aspekt”, tha Aliu.

Ai tha se, krejt në fund të fjalës së tij, në emër të GK të LDK-së, kërkon që të vazhdojë me praktikën e transparencës me shpenzimin e parasë publike, në përputhje me Ligjin për Financat Publike. /2LONLINE.com/

KOMENTE