Avdyl Aliu, Shef i Grupit të Këshilltareve të LDK-së, e ka vlerësuar raportin e kryetarit të Komunës për punën e tij në periudhën janar – qershor, si një raport përmbajtjesor, teknikisht i përgatitur mirë dhe se qëndrimi i LDK është se një raport i tillë është i pranueshëm. Jemi dëshmitarë të përfitimit për qytetarë në të gjitha fushat përgjatë kësaj periudhe, ka thënë Aliu.
“Në emër të Grupit të Këshilltarëve të LDK-se falënderoj kryetarin e komunës për këtë raport të punës, qëllimi i të cilit është që vazhdimisht të na mbajë të informuar si Kuvend i Komunës, ta paraqes punën e qeverise komunale për periudhën janar-qershor 2018. Si çdo herë deri më tani, edhe sot e kemi përpara një raport të përgatitur mirë si në aspekt teknik ashtu edhe në aspekt përmbajtjesor. Raporti paraqet një përmbledhje të zhvillimeve kryesore për periudhën janar-qershor 2018”, ka thënë Aliu.
Ai shtoi se qëndrimi i këshilltarëve të LDK-së veç është i ditur pasi që në mënyrë sistematike, në çdo tremujor kryetari ka raportuar për punën e tij dhe të Qeverisë së tij, prandaj për LDK-në është i ditur ky raport pasi shumë shpesh i trajtojnë raportet e punës së kryetarit dhe të qeverisë komunale në përgjithësi.
Aliu ka thënë se e mira e këtyre raportimeve ka qenë se kanë vendosë një komunikim të mirë të qeverise komunale me kuvendin dhe përmes kuvendit edhe me publikun, e që krejt kjo ka efektin e mirë në ngritje të vazhdueshme të performancës, planifikimi, disiplina buxhetore, stabilizimi, transparenca dhe besimi.
Ai ka thënë se edhe në këtë periudhë , kryetari i komunës me interesimin dhe angazhimin e tij ka dëshmuar se po vazhdon të qëndroj në drejtimin e duhur në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, e gjithë kjo duke u bazuar në kompetencat e plota qe i jep ligji.
Aliu ka thënë tutje se kemi stabilizim të gjendjes, vazhdon një ngritje e dukshme dhe kualitative në të gjitha drejtoritë, njësitë dhe zyrat e kryetarit, e gjithë kjo ne funksion të përmbushjes së kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Po ashtu po vazhdohet edhe me tutje me disiplinën buxhetore nëpër të gjithë resorët, aktivitetet janë në rritje e sipër në krahasim me periudhat e njëjta të viteve paraprake.
Ai tha se duhet veçuar rezultatin e punës nga angazhimi i kryetarit dhe ekipit të tij në aksionin humanitar për rastet në nevojë, i cili po vazhdon me sukses edhe në këtë periudhe, dhe se jemi dëshmitarë të një përkushtimi që këtë punë dhe këtë aksion ta vazhdojmë edhe më tutje sepse ky përkushtim në përkthim është shpresë për nevojtarët e tjerë, e të tille ka shumë.
“Punët dhe aktivitetet që janë në këtë raport mund të shihen çdo ditë. Në emër të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së e vlerësojmë qëllimin e mire të Kryetarit të Komunës për të raportuar drejtë, realisht dhe në të njëjtën kohë inkurajojmë kryetarin dhe ekipin e tij që të vazhdohet edhe me tutje ta mbaje drejtimin e duhur”, ka thënë në fund të fjalës, Avdyl Aliu, Shef i Grupit të Këshilltareve të LDK-së.