DYLON

Aliu: Lajm i mirë shërimi i 17 qytetarëve vitias

Aliu: Lajm i mirë shërimi i 17 qytetarëve vitias
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), të mbajtur sot, zv/kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu bëri me dije se lajm i mirë është që 17 qytetarë të kësaj komune janë shëruar nga virusi pandemik COVID-19.

Megjithatë ai kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) pasi që sipas të dhënave zyrtare numri i të prekurave me këtë virus është në rritje.

“Ne ju jemi gëzuar njoftimit për shërimin e 17 qytetarëve tanë. Megjithatë ju lusim për kujdes dhe të i respektoni rekomandimet e institucioneve të vendit pasi që numri i të infektuarave është në rritje. Prandaj mbani distancën, vendosni maska dhe keni kujdes për vetën pasi që duke ruajtur vetën ju ruani edhe të gjithë të tjerët” u shpreh zv. kryetari Aliu.

EkoHigjiena

Gjithashtu ai thotë se ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të dalin shkaku i pandemisë. Ndërkaq përfaqësuesi i Policisë në këtë takim bëri me dije se ata po kujdesën për zbatimin e masave dhe se deri me tani janë shqiptuar 7 gjoba për kundërvajtje ndaj subjekteve afariste për mos respektimin e masave.

Ndërkaq thirrje për kujdes të shtuar ka bërë edhe Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.