DYLON

Aliu: Komuna e Vitisë e përkushtuar ndaj sektorit të shëndetësisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti ku krahas punimeve që janë duke u zhvilluar në rivizalizimin e kulmit të këtij objekti është duke u bërë fasadimi i tij si dhe është duke u rregulluar ambienti i jashtëm, konkretisht parkingu mbrapa Emergjencës në Viti. Ata gjithashtu kanë vizituar edhe fshatin Gjylekar ku janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e ambulantes.

Basri Aliu, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ndër tjerash ka folur për punët që janë duke u zhvilluar në sektorin e shëndetësisë në komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

“Pos rivitalizimit të kulmit që është duke u punuar në objektin e QKMF-së në Viti, është duke punuar edhe në fasadimin e jashtëm të këtij objekti. Ndërkaq pas objektit të Emergjencës kemi rregulluar një hapësirë prej rreth 14 ari për parkingje, gjithashtu është punuar edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran ku për skaj të rrugës magjistrale është rregulluar trotuari, gjelbërimi si dhe një pjesë e rrethojës“, u shpreh Aliu.

Ai po ashtu tha se po punohet edhe në objektin e ambulantes në Gjylekar duke potencuar se ata po angazhohen në realizimin edhe të shumë projekteve të tjera në fushën e shëndetësisë.

Ndërkaq Xhemajl Arapi, Drejtor i QKMF-së në Viti, tha se investimet në QKMF-në e Vitisë janë të mirëseardhur dhe janë në interes të personelit mjekësor por edhe të qytetarëve në përgjithësi./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.