/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë, janë aprovuar dy rregullore të rëndësishme që prekin drejtpërdrejtë interesin e qytetarëve vitias. Rregullorja e pare ka të bëjë me kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve kurse tjetra për taksa, ngarkesa dhe gjoba. Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka folur për media, pos që ka folur mbi këto dy rregullore, ka folur edhe mbi vendimin e marrë për faljen e borxheve duke bërë me dije se kush do të përfitoj nga ky vendim dhe cilat janë arsyet që kanë shtyrë Institucionet komunale të Vitisë për faljen e borxheve të bizneseve vitiase.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu njoftoi se rregullorja e parë është bërë në bashkëpunim me mekanizma të ndryshëm përfshirë këtu edhe përkrahjen e Helvetas-Swiss Intercooperation-Projekti DEMOS.
“Pas një pune të vazhdueshme nga ana e një grupe punese e formuar me vendim të kryetarit të komunës, ku koordinator i kësaj grupe kam qenë unë si zv. Kryetar i komunës. Po ashtu në këtë grup kanë qenë të përfshirë të gjithë drejtorët e drejtorive që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me kategorinë e subvencioneve. Pas punës dhe konsultimeve të bëra kemi ardhur me një propozim rregullore të që është paraqitur kuvendit komunal dhe ata kanë votuar që kjo propozim rregullore të dalë në shqyrtim publik”, u shpreh Aliu.
Ai po ashtu bëri me dije se komuna e Vitisë, ka pasur rregullore të tillë të ndara në drejtoritë e ndryshme kurse tha se rregullorja e re është e përgjithshme dhe përfshinë të gjitha subvencionet të cilat ndahen nga ana e komunës së Vitisë. Aliu foli edhe mbi atë se kush mund të gëzoj të drejtën e subvencionimit.
“Me këtë rregullore do të subvencionohen dy kategori, pra personat fizik dhe juridik. E drejta e subvencionimit varët nga specifikat se ka subvencionim që ju bëhet personave fizik që në shumicën e rasteve bëhen në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, por ka edhe subvencionime që bëhen edhe për personat fizik dhe juridik që bëhen me thirrje publike dhe varësisht prej drejtorive do të jenë edhe kategoritë që do të subvencionohen dhe do të kërkohen kushtet e subvencionimit”, u shpreh Aliu.
Ai tha se për vitin 2017 në kategorinë e subvencioneve janë të ndara mbi 197 mijë euro dhe shtoj se kjo vlerë është pak ma e rritur se gjatë këtij viti. Zv. Kryetari Aliu gjatë kësaj interviste ka folur edhe për rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba e cila po ashtu do të del së shpejti në shqyrtim publik.
“Për çdo vit komunat kanë obligim të dalin para kuvendit komunal për propozim rregullore për ngarkesa, taksa dhe gjoba dhe në këtë drejtim të gjitha drejtoritë kanë dhënë propozimet e tyre dhe janë bërë disa ndryshime. Gjatë shqyrtimit publik ne do të marrim dhe vërejtjet dhe komentet e qytetarëve tanë dhe do ta pasurojmë atë nëse është e nevojshme”, tha Aliu.
Ai bëri me dije se Komuna e Vitisë ka ndër taksat dhe ngarkesat më të vogla në nivel vendi. Kurse zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se kryetari i komunës së Vitisë, ka propozuar edhe faljen e borxheve të bizneseve vtiase.
“Arsyeje pse duhet të falën këto borxhe është së pari për shkak të vjetërsisë dhe së dyti për shkak një data baz jo të mirë të cilët e kemi pasur. Këto borxhe duhet të falën dhe kjo është edhe një lehtësim edhe i bizneseve që sadopak është një shtrirje e dorës së komunës që po ndihmon në aspektin e faljes së borxheve që janë të trashëguara që nga viti 2012”, u shpreh Aliu duke bërë me dije se propozohet që të falën mbi 314 mijë euro.
Aliu gjithashtu përmendi edhe punën që po bënë komuna e Vitisë, në zhvillimin e bizneseve konkretisht të krijimit të zonës ekonomike me statusin e parkut industrial duke potencuar se krijimi i kësaj zone është mirëpritur nga bizneset dhe qytetarët e Vitisë. /2L ONLINE/