DYLON

Aliu: Jemi të interesuar të hartojmë një buxhet në interes të gjithë qytetarëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në organizimin e misionit të OSBE-së në Viti është mbajtur një punëtori rreh buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel lokal. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë Grupi i Grave të Vitisë, përfaqësues të drejtorive të Arsimit, Shëndetësisë, Ekonomisë por edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur rreth hartimit ë buxhetit nga Insitucionet Komuanle të Vitisë tha se ata janë të përkushtuar që të hartojnë një buxhet i cili është në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallime etnike, gjinore, moshës etj.

EkoHigjiena

”Dua të ju siguroj se Qeveria Komunale e Vitisë është e përkushtuar që të gjitha proceset t i çojmë përpara. Në këtë kontekst hynë edhe procesi i hartimit të buxhetit e ku vitin e shkuar kemi mbajtur 15 diskutime publike, nga to një e kemi mbajtur me personat me nëvoja të veçanta, një me gjinin femrore por edhe një me komunitetin pakicë serb ndërsa të tjerat janë mbajtur nëpër lokalitetet e ndryshme të Komunës sonë dhe kjo është bërë me qëllimin më të mirë që të hartohet një buxhet që është në interesin e të gjithëve pa dallime” u shpreh zv. Kryetari Aliu.

Ndërkaq Ulrich Biffar, Drejtor i OSBE-së për Regjionin e Gjilanit tha se komuna e Vitisë është ndër komunat më të mira saj për këtë çështjeve që kanë të bëjnë me gjinin konkretisht me gjinin femrore ku sipas tij një meritë të veçantë për këtë e ka zyrtarja në këtë komunë, Ibadete Hyseni.

Ndërkaq gjatë kësaj punëtorie rreth rëndësisë që ka buxhetimi i përgjegjëshëm gjinor në nivel lokal ka ligjeruar Drillona Emerlllahu, eksperte në këtë fushë e angazhuar nga misioni i OSBE-së. Për ndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë Grupi i Grave të Vitisë, përfaqësues të drejtorive të Arsimit, Shëndetësisë, Ekonomisë por edhe përfaqësues të shoqërisë civile. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.