DYLON

Aliu i LDK-së: Me u marrë me këtë çështje është si me “prashit në ujë”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Çështja e ish Fabrikës së Bukës, ndonëse u fut në rend dite, me kërkesë të PDK-së, për Isa Agushin e LDK-së, në këtë pikë do të humbin kohë sepse nuk është kompetencë dhe nuk ka çka bisedohet për prona private. Agushi tha se pronari mund të bëjë me të çfarë të duan, dhe Kuvendi mund të debatojë kot. Kuvendi nuk ka të drejtë të merret me këtë çështje private tha ai

Sipas tij, AKP e ka privatizuar atë pronë dhe tani është private, e nëse është dashtë të ngitet zëri atëherë është dashtë atëherë, para privatizimit, e jo tani që nuk është punë e Kuvendit.

EkoHigjiena

Edhe Nevzad Rushiti tha se si kuvend bijnë ultë për të diskutuar për diçka që nuk I takon, ajo është pronë private. Ka qenë koha kur nga AKP është privatizuar dhe nuk ka bazë ligjore që ne të diskutojmë për të. Ajo është pronë private dhe destinimi përcaktohet nga vet pronari.

Avdyl Aliu shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së tha se me u marrë me këtë çështje është si me “prashit në ujë”. Seanca p vazhdon duke u diktuar mbi këtë pikë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.