DYLON

Aliu i LDK-së kërkon nga kryetari i komunës të kërkojë falje, seanca ndërpritet!

Aliu i LDK-së kërkon nga kryetari i komunës të kërkojë falje, seanca ndërpritet!
Avatar photo Redaksia

Avdyl Aliu, shef i grupit të  anëtarëve të kuvendit komunal nga radhët e LDK-së,  ka thënë se seanca e sotme, që është vazhdimësi  e seancës së kaluar,  nuk mund të vazhdojë, nëse kryetari i komunës paraprakisht nuk do të kërkojë falje.

Aliu rikujtoi se kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni  e lëshoi mbledhjen, seancën e kaluar, pa arsyetim dhe se kjo, sipas Aliut, është nënçmim i  kuvendarëve, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

“Jemi përfaqësues  të qytetarëve të komunës së Gjilanit, bash me na nënçmue, kur dush dal, kur dush hy, nuk është në rregull”, ka thënë Aliu i cili tha se seanca nuk mund të vazhdojë pa u bërë kërkim falja.

Ai tha se këtë e kërkon  në emër të LDK-së dhe partnerëve tjerë.

Dhe, me që kjo kërkesë nuk u përfillë, opozita braktisi sallën, ndërsa kryesuesi i Kuvendit, në mungesë të kuorumit, kërkoi pauzë gjysmë ore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.