DYLON

Ali Lajçi: Të ndërpritet demarkacioni

Avatar photo Redaksia

Anëtari i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, e ka quajtur të tmerrshëm procesin e demarkacionit. Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se janë deformuar kufijtë e ’74-s dhe vijat që janë propozuar janë ekskluzivisht të kadastrave të Malit të Zi.

“Është proces i tmerrshëm, mjaft i keq, sepse janë deformuar kufijtë e ’74-s. Këto vijat që janë propozuar janë ekskluzivisht të kadastrave të Malit të Zi, por jo edhe të variantit tonë. Do të thotë, është proces i njëanshëm. Prej Kulle ku janë kufijtë e ’74-s, kanë rënë poshtë për 5 300 metra, kanë rënë në lugina dhe për nga relievi, nuk duhej të binin”, ka deklaruar Lajçi, duke shtuar se ky proces duhet të ndërpritet dhe të rishikohet e gjithë veprimtaria.

EkoHigjiena

“Kemi kërkuar dhe kërkojmë të ndryshohet përbërja e Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe të rishikohet i gjithë procesi”, është shprehur ai.

Lajçi ka vlerësuar se nga procesi i demarkacionit me Malin e Zi Kosova rrezikon t’i humbet mbi 12 mijë hektarë.

Më tepër: http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=1&LID=2&ALID=2&PHID=3

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.