DYLON

Ali Ahmeti me “qeveri” në vete!

Ali Ahmeti me “qeveri” në vete!
Avatar photo Redaksia

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka realizuar një fotografi me ministrat e rinj dhe deputetët e partisë së tij.

“Ky është vetëm një pjesë e ekipit të ri vendim-marrës i BDI-së në krye me liderin e pakontestuar të shqiptarëve, Ali Ahmeti, që siguron arritjen e çështjeve madhore për Shqiptarët: SHQIPEN zyrtare, barazinë e plotë të SHQIPTARËVE, anëtarësimin në strukturat euroatlantike, si dhe implementimin me sukses të Marrëveshjes ndërkombëtare të Ohrit.

Përkushtimi, respekti dhe puna e ekipit të ri vendim-marrës do të jenë mbi të gjitha prioritet për shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Maqedonisë! Kemi shumë punë për të bërë. Shpresojmë në tejkalimin e gjitha vështirësive, dhe me ndihmën e mijëra burrave dhe grave, djem e vajzave… që deri tash janë të instaluar në çdo pjesë të hallkave të sistemit të shtetit që në fund – me kokën lart – të implementojmë gjithë atë që kemi barrë gjithë ne. Na priftë e mbara”, shkruan deputeti Ejup Alimi.

Tetova Sot

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.