DYLON

Aleanca, përmes kryetarit Gagica e ka dhënë qartë qëndrimin e saj për buxhetin, përkundër vërejtjeve, Aleanca e mbështetë për interesin qytetar

Aleanca, përmes kryetarit Gagica e ka dhënë qartë qëndrimin e saj për buxhetin, përkundër vërejtjeve, Aleanca e mbështetë për interesin qytetar
Avatar photo Redaksia

Ardian Azemi, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se AAK-ja, përmes kryetarit Gagica, e ka dhënë qartë qëndrimin e saj për buxhetin, përkundër vërejtjeve tqë ka, Aleanca e mbështetë për interesin qytetar.

“Kryetari i Gjilanit duhet t’i lërë anash sjelljet viktimizuese në prag të zgjedhjeve nacionale – nuk i kryejnë punë me asgjë! Paaftësia e tyre dhe dëmet që i kanë shkaktuar Gjilanit e Kosovës nuk mund të mbulohen me konferenca të jashtëzakonshme për shtyp dhe lojëra viktimizimi rreth buxhetit”, ka thënë Azemi.

EkoHigjiena

Ai bër me dije se Aleanca, përmes kryetarit Gagica, ka dhënë qartë qëndrimin e saj për buxhetin. “Përkundër vërejtjeve tona, Aleanca e mbështetë për interesin qytetar. Po ashtu, kemi theksuar se kjo seancë duhet të thirret pas zgjedhjeve nacionale të së dielës. Seanca mund të mbahet të hënën, të martën apo kurdo që ata e shohin të arsyeshme”, thotë Azemi i AAK-së.

Ai shtoi se jemi në fushatë dhe është e papranueshme me vazhdua me sjellje të tilla.

“Mjaft më me këto sjellje fëmijërore – qytetarët nuk mashtrohen më”, ka thënë Ardian Azemi, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Dega në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.