DYLON

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nominon Nazim Gagicën kandidat për kryetar të Gjilanit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nominon Nazim Gagicën kandidat për kryetar të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka bërë të ditur kandidatin e saj në garën për kryetar të komunës së Gjilanit, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, e ai do të jetë, Nazim Gagica.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e prezantuar kandidaturën e Gagicës për të parin e Gjilanit,  ka thënë se kanë kandidat për kryetar njeriun që ka kryer detyra ekzekutive në arsim, ekonomi, administratë dhe ka më shumë dekorata se sa rroga që ka marrë.

EkoHigjiena

“Kandidati i Aleancës gjatë punës së tij nëpër sektorë të ndryshëm në qeverisjen komunale, është njohës i qeverisjes komunale, ka marrë dekorata nga vendorët dhe ndërkombëtarët më shumë se sa numrin e rrogave që e ka”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Gagica njeh thellësisht qeverisjen komunale, të çështjeve në komunë, është i përgjegjshëm dhe ka transparencë dhe se ai është kandidati perfekt, i duhur dhe  i vetëm për Gjilanin.

Përndryshe, kandidati i AAK-së për kryetar komune në zgjedhjet e tetorit, Nazim Gagica aktualisht është drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ndërsa më parë ka qenë edhe Drejtor i Administratës së Përgjithshme, udhëheqës i Kulturës në Drejtorinë për Kulturë në Gjilan, ligjërues në universitetin ‘Fama’,  si dhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.