DYLON

Aleanca Kuqezi: të ngrihemi në protestë

Avatar photo Redaksia

Më i ashpër ka qenë reagimi i Aleancës Kuq e Zi, e cila i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen në protestë, duke u mbledhur kështu në Zvicër dhe Bruksel. Sipas AK-së, presidenti i UEFA-s, Michel Platini “është avokat i shtetit serb”. “MiShel Platini, avokat i shtetit serb. Qeveria serbe loboi më shumë se e Shqipërisë. Serbia i garantoi 8 vota Platinisë për mandatin e 2015. Qeveria shqiptare i braktisi heronjtë kuq e zi,” – citohet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi. Sipas AK-së, vendimi i UEFA-s është ndëshkim politik antishqiptar: “Fitorja e Serbisë, poshtërim kombëtar nga UEFA. FSHF, përgjegjëse për votën “pro” MiShel Platini. Shqipëria të tërhiqet nga eliminatorEt. Tërheqja do rivendosë dinjitetin e kombit shqiptar. Tërheqja si protestë kundër anti-shqiptarizmit,” – thuhet më tej në reagimin e AK-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.