DYLON

Aleanca e të Rinjve të Kosovës: “Të izoluar, deri kur?!”

Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), organizata rinore e AAK-së, ku morën edhe të rinjtë e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe organizatat joqeveritare NDI, CAS dhe FES, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u mbajt tryeza me temë “Të izoluar, deri kur!?”, që kishte për temë, trajtimin e liberalizimit të vizave.

U zhvillua një debat i gjerë e i hapur i panelistëve në tryezë, rreth asaj se kush është realisht fajtori i ngecjes në liberalizimin për Kosovën, Qeveria e Kosovës e cila nuk po i përmbushë kriteret e përcaktuara, apo rezervat dhe hezitimet e Bashkimit Evropian që të pranojnë shtrirjen e liberalizimit për vendet e Ballkanit.

EkoHigjiena

Panelistët nga Aleanca e të Rinjve të Kosovës, nikoqirja Diellza Hoti, kryetare e ARK-së dhe Nënkryetari Drin Veselaj, dhe bashkëbisedues të shumtë, nxorën disa nga arsyet e ngadalësimit të këtij procesi, ku u nënvizua neglizhenca e qeverisë në përmbushjen e obligimeve dhe kritereve për liberalizim.

U përmenden edhe arsyet qenësore të ngadalësimit të këtij procesi, si numri i madh i vizave të refuzuara nga vendet e BE-së, që kanë ambasada në Kosovë, numri i madh i qytetarëve që po qëndrojnë ilegalisht në vendet e zonës Shengen, prodhimi i rritur i azilkërkuesve nga Kosova, migrimi i vazhdueshëm i qytetarëve të Kosovës, që ka bërë trefishimin e numrit të migrimeve që nga viti 2013 etj.

Për të gjitha këto, u konkludua se adresë e kësaj situate të rënduar është politika e gabuar dhe dështimi i Qeverisë së Kosovës.

Panelistët konkluduan se për të arritur liberalizimin e vizave, si një prej objektivave që do t’i hapte rrugët e zhvillimit të vendit dhe të lëvizjes së lirë në Evropë edhe për kosovarët, është e domosdoshme që institucionet e vendit të punojnë në këto rekomandime; zbatimin e plotë të ligjeve, hapjen e vendeve të reja të punës, si mënyrë e parandalimit të migrimit të popullsisë dhe në specializimin e gjykatësve dhe të prokurorëve si dhe rritjen e pagave dhe stimulimit të tyre në punë, në mënyrë që të funksionojnë paanshëm dhe profesionalisht.

Liberalizimi i vizave është rubikoni të cilin patjetër duhet ta kalojnë qeveria dhe institucionet e vendit, në të mirë të një të ardhme më të sigurt për rininë e Kosovës, veçanërisht.

Aleanca e të Rinjve të Kosovës do të organizojë edhe tryeza të tjera për temat e rëndësisë së veçantë për vendin dhe rininë e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.