DYLON

Albini është zhytur e ka humbur brenda orbitës së kundërshtarëve duke përvetësuar mënyrat e tyre

Albini është zhytur e ka humbur brenda orbitës së kundërshtarëve duke përvetësuar mënyrat e tyre
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar një shkrimi autorial të Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes, deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj,ka shkruar në profilin e tij se Albini është zhytur e ka humbur brenda orbitës së kundërshtarëve, duke përvetësuar mënyrat e tyre.

Ja postimi i plotë i tij:

Rrofte baba, poshtë UÇK-ja! Ky ishte mesimi

EkoHigjiena

Ku kemi dalluar asokohe si VV nga LDK dhe një pjesë e shoqërisë civile rreth Gjykatës Speciale është pikërisht kjo: ne thoshim se kriminelët e korruptuar që e kanë kapur shtetin duhet t’i denojnë gjykatat tona për keto vepra; thoshim po ashtu se drejtësia e çlirimi nuk mund të na vijnë nga jashtë, ato janë autentike; një Gjykatë e veçantë vetëm për Kosovën, për më tepër një etnike është e papranueshme në secilin rast. Pavarësisht kush mund te arrestohet. Madje herë pas here thoshim se pushteti i VV-së nuk do t’i dorëzoje çlirimtarët.

Sot kanë ndërruar yjet, tjetër këngë këndohet. Gjykata Speciale, varet…Nese e arreston Hashim Thaçin edhe bën.

Duke i personalizuar marrëdhëniet politike deri në obsesion, Albini është zhytur e ka humbur brenda orbitës së kundërshtarëve, duke përvetësuar mënyrat e tyre. Sikur Hashimi, edhe ky punon me vegla e instrumentalizon çdo gje. Sikur Hashimi, edhe ky është frikacak që nuk ka pranuar të marrë mbi vete asnjë rrezik. Asnjë! Sikur Hashimi, edhe ky zgjohet në mengjes me dy fjalë: unë dhe historia.

Parimi është i tillë vetëm kur është i verbër karshi emrave konkretë. Parimet dhe e verteta nuk kanë karakter primordial. Ato nuk mund të lidhen për kërthizen e askujt, as te Albinit. Ata që e japin UÇK-në në kuadër të luftës së brendshme politike, e duan pushtetin dhe jo Kosoven. E duan veten dhe jo UÇK-në. Prandaj, nuk janë as parimorë e as të vërtetë.

Rrofte baba, poshtë UÇK-ja! Ky ishte mësimi. Secili subjekt është i përkohshëm, edhe Albini shkoi.

Lexo edhe: Shko Hashim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.