DYLON

Albin Prapashtica i vetëdijshëm për rëndësinë e pikëve, bën të qartë objektivin e vetëm të skuadrës – fitoren!

Albin Prapashtica i vetëdijshëm për rëndësinë e pikëve, bën të qartë objektivin e vetëm të skuadrës – fitoren!
Avatar photo Redaksia

Futbollisti i SC Gjilanit, Albin Prapashtica ka bërë thirrje për seriozitet dhe koncentrim maksimal për duelin e fundjavës të cilën “kuqebardhët” e zhvillojnë në shtëpi ndaj Llapit.

Sulmuesi i krahut është i vetëdijshëm për rëndësinë e pikëve, sidomos në fazën finale të kampionatit, prandaj edhe bën të qartë objektivin e vetëm të skuadrës.

EkoHigjiena

“Ndeshje e vështirë, por ne do të qasemi me një seriozitet dhe koncentrim të madh. Kemi nevojë të krijojmë stabilitet dhe kontinuitet të rezultateve, ndaj besoj shumë që në këtë përballje të jemi në lojën tonë dhe të dalim fitimtar”, thotë ai.

23 vjeçari me fanellë “kuqebardh”, ka patur paraqitje pozitive në pjesën pranverore të kampionatit dhe për këtë ka treguar edhe arsyet.

“Unë jam gjithmonë i gatshëm për skuadrën saherë që trajneri më jep besimin. Nuk kursehem asnjëherë për këtë ekip dhe do të jap 100% tim në çdo ndeshje dhe çdo minutë që do ta kem në dispozicon”, thotë Prapashtica.

Sipas tij, asnjë futbollist nuk është mbi ekipin. “Ky është një rregull në ekipin tonë dhe për këtë arsye jemi të bashkuar si grup. Atmosfera është e mirë në grupin tonë dhe synojmë që të arrijmë sa më shumë suksese në ndeshjet e radhës”, thotë ai.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Llapit zhvillohet të dielen me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.  /2LONLINE/