DYLON

Albin Kurti në Konferencën Ballkanike të Partisë së Socialistëve Evropianë

Albin Kurti në Konferencën Ballkanike të Partisë së Socialistëve Evropianë
Avatar photo Redaksia

Në Tiranë është mbajtur Konferenca për Ballkanin Perëndimor e organizuar nga Partia e Socialistëve Evropianë (PES), e titulluar: “Drejt Samitit të BE-së për Ballkanin”. Në këtë konferencë, ku mori pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u trajtuan tema si anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe mënyrat se si shoqëria civile dhe sektori ekonomik mund të kontribuojnë në procesin e integrimit.

Në konferencë merrnin pjesë përfaqësues të lartë të partive socialdemokrate në Evropë, si Europarlamentari Knut Fleckenstein i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Kryetari i PES, Sergei Stanishev, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Michele Nicoletti, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe përfaqësues të partive të qendrës së majtë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalën e tij në këtë konferencë theksoi se në strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor partitë socialdemokrate kanë shumëçka për të kontribuar në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në BE. Rëndësia e ndërlidhjes së edukimit cilësor me zhvillimin ekonomik dhe drejtësinë sociale është rruga e progresit.

EkoHigjiena

Kurti tha se mërgata e popujve të Ballkanit në BE është ura e investimeve për rritje ekonomike. Ndërkaq, sa i përket partive socialdemokrate ai foli për nevojën e shtimit të solidaritetit dhe mbështetjes së ndërsjellë midis tyre.

Kjo konferencë u mbajt në prag të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.