DYLON

Albin Kurti, me atë që e the në Bruksel vrave të rënët për herë të dytë!

Albin Kurti, me atë që e the në Bruksel vrave të rënët për herë të dytë!
Avatar photo Redaksia

Skandali i kryeministrit Kurti në Bruksel do të jetë dëmi më i madh për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Po mundohem ta parafrazoj “Deri sa të dënohen kriminelët e luftës në Ballkanin Perëndimor ose të largohen nga skena politike “është maja e Aesbergut që  bënë të barabartë të gjithë pa dallim.

Shkruan: Izmi ZEKA

EkoHigjiena

Kryeministër, nëse e dinë ne kemi qenë të pushtuar.

Kryeministër, në Kosovë veç në luftën e fundit ka mbi 20 mijë nëna, gra, vajza të dhunuara

Kryeministër,  në Kosovë në luftën e fundit janë vrarë mbi 15 mijë vetë për të krijuar ty kushte për të jetuar i lirë

Kryeministër, ty të kanë krijuar mundësi që të flasësh lirshëm në shtetin e Kosovës luftëtarët  dhe të rënët.

Kryeministër, ty dhe filozofisë  sate Adem Jashari me të gjithë të rënët  të mundësuan të shpërfaqesh kudo në Kosovën e lirë në Shqipëri, në Bruksel, në Amerikë e kudo.

Kryeministër, ty dhe filozofisë suaj liderët e luftës , paqes dhe lirisë së Kosovës që sot gjenden në Hagë  vajzës suaj i krijuan kushte për të shkuar në shkollë, për të shëtitur rrugëve të Prishtinës pa frikë.

Kryeministër Kosova nuk është e barabartë me Serbinë e cila bëri Gjenocid në Kosovë e më gjerë që ju të fusni në një thes.

Kryeministër, krime ka bërë Serbia e  jo të gjitha ata që ishin në luftëra në Ballkanin Perëndimore.

Kryeministër, atë që the në Bruksel ke mbuluar dhe barazuar luftën e Kosovës  për çlirim me pushtuesit Serb.

Kryeministër,  nëse pak ke lexuar në histori ne kemi qenë të robëruar  me qindra vite nga pushtues klasik.

Kryeministër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës  ty të ka bërë të dinjitetshëm përball të tjerëve sepse tani ke shtetin tënd.

Po të ishte në një vend si duhet ti do të duhej që sot të jepje dorëheqje për atë që e the në midis Brukselit.

Kryeministër, ti sot i vrave për së dyti të rënët e shekullit të kaluar.

Kryeministër, dëmi që bëre në Bruksel me deklaratën tuaj ti përfundimisht shpërfaqe  qasje që vetëm armiqtë e Kosovës  e bëjnë këtë.

Kryeministër, të gjitha mund të të falen për të djeshme  jo koherente tuajën ama ajo që the në Bruksel bëri dëmin më të madh historik që vështirë do ë kapërdihet për dëmin shtetëror

Kryeministër, në Ballkanin  Perëndimor kishte një agresor e ajo ishte Serbia dhe makina vrastare e saj. /2LONLINE.com/