DYLON

Albin Kurti dhe Visar Ymeri takojnë zyrtarët e BE-së

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, u takuan me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Drejtoratit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat për Zgjerim nga Komisioni Evropian, z.Jean-Eric Paquet, Kryesuesen e Njësisë për Kosovën nga i njëjti Drejtorat, znj.Catherine Wendt, Zyrtaren për Kosovë nga i njëjti Drejtorat, znj.Cindy Van Den Boogert, si dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z.Samuel Zbogar.

Në këtë takim u diskutua shumë çështje sikurse ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, e liberalizimit të vizave dhe MSA-së, e dialogut me Serbinë, e ekstremizmit fetar etj. Përfaqësuesit e Vetëvendosje-s shprehën pikëpamjet e tyre të mirënjohura për të gjitha këto duke theksuar që Kosova i ka dy probleme thelbësore prej të cilave derivojnë shumica e të tjerave: ndarja e qytetit të Mitrovicës dhe papunësia e madhe. Për të qene më keq se kaq, të dy këto probleme nga të gjitha qeveritë e pasluftës duke përfshirë edhe atë aktualen janë orvatur të gjejnë zgjidhje me qasje e model të gabuar duke i rritur e shtuar kësisoj problemet.

EkoHigjiena

Lëvizja Vetëvnedosje si opozita prijëse në këtë mandat do të bashkëpunojë edhe me deputetët e tjerë opozitarë që Kuvendi të shndërrohet në vendin ku mbrohet Republika dhe demokracia, ku zhvillohet mendimi kritik dhe ligjshmëria, thanë Kurti dhe Ymeri. Të dy palët u zotuan për kontakte e takime edhe më shpeshta në vitin 2015, si në Prishtinë po ashtu edhe në Bruksel. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.