DYLON

Albin Kurti dhe Puhie Demaku presin në takim Ambasadorin e Suedisë

Avatar photo Redaksia

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, së bashku me Puhie Demakun, sekretare për Marrëdhënie me Jashtë, pritën në takim Ambasadorin e Suedisë për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, shkëlqesinë e tij, Mats Staffansson, i cili shoqërohej nga Shefi i Zyrës Suedeze në Prishtinë, Henrik Nilsson dhe bashkëpunëtori i tij Alexander Mojsiejuk.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në raport me këto ngjarje, me theks të veçantë te stabiliteti ekonomik dhe politik i Kosovës.

EkoHigjiena

“Qeveria ka shumë numra, por nuk ka fuqi, ne kemi pak numra por kemi shumë fuqi”, tha Albin Kurti. Ai më tutje, theksoi se sa i përkët zhvillimit ekonomik Kosova duhet të shihet në kontekst ekonomik, e jo si interes gjeopolitik, vetëm atëherë Kosova ka mundësi të mirë të prosperojë ekonomikisht.

Kurse sa i përket Trepçës, ai tha: “Ne ishim për ta mbështetur projektligjin për shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike, por Qeveria u tërhoq, sepse ndërhyri Vuçiqi.”

Përgjatë takimit u diskutua edhe çështja e vazhdimit të dialogut dhe puna opozitare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.