DYLON

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës”

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës”
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall , bëjnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 15-të i ka takuar futbollistit të SC Gjilani, Albert Dabiqaj

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit.

EkoHigjiena

Dabiqaj pati paraqitje shumë të mirë në duelin ndaj Prishtinës dhe ishte më i merituari që Gjilani arriti ta arkëtojë një pikë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai, përveç lojës së mirë gjatë tërë ndeshjes, arriti të shënojë të dy golat për skuadrën e tij në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila u mbyll baras 2:2.

Çmimin “Ylli i Javës” për Dabiqajn e ndau Adlum Ramadani, menaxher i marketingut dhe PR-it në Albi Mall.

E pas marrjes së çmimit futbollisti i skuadrës gjilanase theksoi se ky çmim i jep motiv për të vazhduar të japë më të mirën në fushën e gjelbër, ndonëse klubi po kalon kohë të vështira për shkak të mungesës së përkrahjes financiare.

“Duke pasur parasysh periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon ekipi ynë, ky çmim është një motiv shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe për të luftuar në Albi Mall Superligën e Kosovës.

SC Gjilani ka një ekip kualitativ e të komponuar por problemet tashmë të ditura për publikun, na kanë lënë disa hapa prapa me skuadrat e tjera. Besoj që çdo gjë do të përmirësohet dhe do të kthehemi tek rezultatet e mira dhe aty ku e kemi vendin.

Falënderoj trajnerët dhe bashkëlojtarët që përkundër rrethanave të vështira çdo ditë e gjejmë motivin për punë”, tha Albert Dabiqaj për faqen zyrtare të FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.