Alban Shahiqi caktohet ushtrues i detyrës së Drejtorit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit
Me vendim të Kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe me propozim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, aktori i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, Alban Shahiqi, është caktuar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Teatrit të Gjilanit.
Në këtë detyrë, Shahiqi do të angazhohet në vazhdimin e punës së institucionit, zhvillimin e projekteve artistike dhe forcimin e rolit të Teatrit të Gjilanit në jetën kulturore të qytetit dhe më gjerë.
“I urojmë z. Shahiqi suksese në detyrën e re dhe punë të mbarë në përmbushjen e kësaj përgjegjësie”, thuhet në njoftimi ne e Teatrit të Qytetit të Gjilanit. /2LONLINE/
