DYLON

Alban Hyseni: Zhegra është gati dhe e bashkuar!

Alban Hyseni: Zhegra është gati dhe e bashkuar!
Avatar photo Redaksia

”Mikpritje të jashtëzakonshme gjeta në Zhegër, fshati heroik me tradita dhe histori të bujshme”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Hyseni që synon mandatin e dytë në krye të Gjilanit ka thënë se aty takoi qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ku së fundmi është hapur një Pikë e kësaj Lëvizjeje, prej ku do të mobilizohen për fitoren e 12 tetorit.

”Zhegra është gati dhe e bashkuar”, ka thënë Alban Hyseni.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.