Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të shqipërisë etnike

Shkruan: Ma. Nexhmedin Sejdiu

Alban Hyseni u lind në Gjilan, Kosovë, në vitin 1990.

Alban Hyseni rrjedh nga një familje me tradita të shquara atdhetare e patriotike.

Ai është nipi i luftëtarit Hysen Hyseni, i njohurgjerësisht edhe si Hysen Zhuja.

Hysen I. Hyseni, gjatë Luftës së Dytë Botërore, është angazhuarnë luftë dhe mbrojtje të kufijve të tokave shqiptare. Hyseni moripjesë në mënyrë të drejtpërdrejt në luftime sidomos në betejat e Velegllavës, Kikës, Desivojcës, Kranidellit, Bujanocit e Gjilanit. Hysen I. Hyseni (Zhuja) ishte komandant i një njësiti të forcavevullnetare të NDSH-së, po ashtu edhe zëvendës komandant i Sylë Zarbicës dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Hysen Ibrahim Zhuja bashkë me të vëllanë Ramën, për 4 vjetpërgjatë Luftës së Dytë Botërore, kishin shndërruar shtëpinë e tyre në Zhujë në shtab të takimeve, kuvendeve, vendimeve dheangazhimeve të pandërprera në luftën kundër armikut agresor tëpopullësisë autoktone shqiptare. Ai së bashku me bashkëluftëtarët më në zë të asaj kohe si: Mulla Idriz Gjilani, Muharrem Fejza, Sylë Zarbica etj., në fund të nëntorit 1944, kanë marrë pjesë në sulmin për çlirimin e qytetit të Gjilanit, kuspikat trimëria, shkathtësia dhe zhdërvjelltësia e tij nëpërdorimin e armëve me theks të veçantë pushko-mitralozi, armë të cilën e kishte mësuar sa ishte në shërbimin ushtarak nëkuadër të Mbretërisë jugosllave të SKS-së.

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ishte i rëndë si për HysenHyseni (Zhuja), e po ashtu edhe për komandantët dhebashkëluftëtarët e tjerë, ngase nuk u arrit çlirimi dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ashtu siç e deshtën dhe për të cilënluftuan këta burra trima të mbarë Kosovës Lindore. Nga dhjetorii vitit 1944 deri në fund të vitit 1946 Hyseni ishte kaçak sishumë luftëtar të asaj kohe, ku ishte strehuar në shumë bunkerae shpella nga Shipashnica e Kamenicës e deri në Desivojcë e gjetiu, duke u përpjekur të fshihet nga njerëzit famëkeq të UDB-së. Kjo përpjekje për t’u fshehur nga forcat e okupatorit serb nukdo të rezultonte e suksesshme ngase shumë shpejt përmestradhëtisë në një mal në fshatin Gërbacë, u zunë nga forcatpolicore serbe Hysen Hyseni Zhuja dhe Lam Zhuja. Që të dykishin mëse tre muaj që jetonin në një bunker të ndërtuar prejtyre. Të dytë së bashku vazhduan luftimet me forcat e policisëserbe, ku përgjatë luftimeve të cilat vazhdojnë mëse dy orë ështëplagosur Lam Zhuja dhe një polic serb. Nga aty me shumëvështirësi arrijnë të largohen dhe të futen në territorin e Kosovës, ngase Lami ishte i plagosur dhe Hyseni e tërhiqtezvarrë për mos ta lënë në duar të armikut. Kushtet e vështiraklimatike veçse e vështirësonin edhe më shumë gjendjen e tyre, megjithatë këta ia arritën të largohen dhe të strehohen nganjerëzit e tyre të njohur.

Hysenin për asnjë çast nuk e linin të qetë forcat policore dhe nëvazhdimësi e ndiqnin për ta kapur dhe burgosur. Miqtë dheshokët i kërkuan që të dorëzohet duke e bindur se ky nuk kishtekryer asnjë krim, ngase luftonte për mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesi. Më në fund në prill të vitit 1947, HysenHyseni Zhuja dorëzohet në qytetin e Ferizajit dhe pas marrjes nëpyetje për disa javë rresht, lihet i lirë.

Hysen I. Hyseni mbetet një figurë e ndritur, e respektuar dhe e nderuar nga të gjithë duke e kujtuar si një luftëtar trim, i ndershëm, i moralshëm i cili luftoi për një Shqipëri të bashkuardhe etnike.

Trashëgimia patriotike e familjes Hyseni është bartur nga njëbrez në tjetrin duke çuar kështu kontributin për çështjenkombëtare edhe më tej. Kështu së fundmi duke mos e thyertraditën patriotike sa i përket kontributit për zhvillimin dhepërparimin e vendit po e vazhdon nipi i Hysenit, Albani i ciliështë kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! për Kryetartë komunës së Gjilanit.

Alban Hyseni posedon virtyte të larta njerëzore, morale e kombëtare, duke dëshmuar kështu se po e zhvillon traditën e tëgjyshit Hysen Zhuja sa i përket dashurisë, përkushtimit dhepunës për atdheun e kombin shqiptar. Alban Hyseni është i martuar me Gafuren dhe kanë 2 vajza Harisa dhe Hira.

/Hapësirë e rezervuar për fushatë/



KOMENTE