DYLON

Alban Hyseni shpalos vizionin e tij për Komunën e Gjilanit dhe mbështetjen për të rinjtë

Alban Hyseni shpalos vizionin e tij për Komunën e Gjilanit dhe mbështetjen për të rinjtë
Avatar photo Redaksia

Gjatë takimit me të rinjtë e lagjes Iliria, ku pjesëmarrës ishte  kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni dhe kandidatët për asamble Ema Aliu, Florentina Vokshi, Mimoza Kadriu e Selajdin Salihu, si dhe deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni, të rinjtë shprehën brengat e tyre, ku theks të veçantë i dhanë problemit të punësimit dhe perspektivës për të rinjtë.

Hyseni shpalosi vizionin e tij për Komunën e Gjilanit dhe mbështetjen për të rinjtë, ku , siç ka thënë ai, gjeti përkrahjen e plotë nga ta.

EkoHigjiena

“Pas 17 tetorit do të kemi Komunën e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, e në veçanti do t’iu ofrojmë hapësirë rinisë”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.