“Në takimin e mbajtur në fshatin Pogragjë, të karakterit falenderues, shprehëm mirënjohje për qytetarët dhe strukturat tona atje, për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan.
Hyseni, i cili është kandidat i kësaj Lëvizjeje, për garën e balotazhit që do të mbahet më 14 nëntor, ka thënë se mobilizimi i madh atje për raundin e dytë është treguesi më i mirë për fitoren e madhe që i pret më 14 nëntor.
“Fryma e re qeverisëse, me energji të reja, i duhet Gjilanit”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/