DYLON

Alban Hyseni: Opozita e ka injoruar thirrjen tonë duke e quar Komunën e Gjilanit drejt një gjendje emergjente

Alban Hyseni: Opozita e ka injoruar thirrjen tonë duke e quar Komunën e Gjilanit drejt një gjendje emergjente
Avatar photo Redaksia

Seanca urgjente e thirrur këtë enjte nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, përsëri është injoruar nga këshilltarët komunalë të opozitës.

Pas mbylljes së seancës për mungesë kuorumi, i pari i komunës ka mbajtur përsëri konferencë për media për t’i informuar qytetarët e Gjilanit për mos mbajtjen e seancës për miratimin ne buxhetit.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se edhe sot në seancën urgjente të Kuvendit Komunal, opozita e ka injoruar thirrjen tonë duke e quar kështu Komunën e Gjilanit drejt një gjendje emergjente që i lë qindra familje pa paga, e gjithashtu stopon të gjitha investimet kapitale.

“Ne do të vazhdojmë të thërrasim seanca urgjente, duke shpresuar në reflektimin e shpejtë të opozitës”, tha kryetari Alban Hyseni.

Nga ana tjetër i pari i komunës përsëri ka ftuar mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal për nesër (ditën e premte) në orën 09:00 dhe pas saj edhe konferencë për medie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.