DYLON

Alban Hyseni merr pjesë në ekspozitën e Dion Zeqirit si dhe viziton kreatoren Agona Zeneli

Alban Hyseni merr pjesë në ekspozitën e Dion Zeqirit si dhe viziton kreatoren Agona Zeneli
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve ditore, Alban Hyseni, kreu i komunës së Gjilanit njëherësh kandidat i Vetëvendosjes edhe për një mandat  në krye të Gjilanit merr pjesë në ekspozitën e Dion Zeqirit si dhe viziton kreatoren Agona Zeneli.

Hyseni ka vizituar Galerinë e Arteve ku pati kënaqësinë të marr pjesë në hapjen e ekspozitës personale “Staring into the Distance” të autorit Dion Zeqiri.

“Së bashku me Zëvendësministren znj. Liza Gashi dhe kuratoren, znj. Elira Duro, ndanë një përjetim të veçantë artistik që i jep gjallëri kulturës sonë. Jemi krenarë që Gjilani po bëhet gjithnjë e më shumë hapësirë e artit, e krijimtarisë dhe e ideve që shohin përtej horizontit, thotë Hyseni.

Përndryshe, ai bashkë me nënkryetaren e Kuvendit dhe kryetaren e GVV-së Albulena Haxhiu si dhe kandidatet për Asamble, kanë vizituar kreatoren tonë gjilanase Agona Zeneli, e cila mbanë një sallon me fustane të kuruara nga vet ajo.

“Agona është edhe përfituese e një granti nga Komuna jonë, nëpërmjet së cilit ajo është pajisur me makineri të re që ka ndihmuar shtimin e kapacitetit si dhe zgjerimin e sallonit të saj.  Përkrahja për gratë ndërmarrëse do të vazhdojë edhe gjatë mandatit tonë të dytë”, ka thënë Alban Hyseni, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar komune.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.