DYLON

Alban Hyseni: Kodra e Dëshmorëve konfirmon mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje!

Alban Hyseni: Kodra e Dëshmorëve konfirmon mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje!
Avatar photo Redaksia

“Përkrahja e mbështetja e vazhdueshme që po e ndjejmë çdo ditë, na e rrit vullnetin e dëshirën që të rikthehemi në çdo copëz të qytetit, e të ritheksojmë nevojën për ndryshim. Kodra e Dëshmorëve, na shfaqi edhe njëherë interesin për programin tonë qeverisës e planin që e kemi për të ardhmen e Gjilanit, të cilin patëm kënaqësinë ta diskutojmë me banorët e lagjes dhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca”, ka bërë me dije Alban Hyseni, kandidati i Vetëvendosjes, për kryetar të komunës së Gjilanit, në garën e e balotazhit të 14 nëntorit.

“E reja po e tejkalon të vjetrën, e reja bëhet faktorizues i së ardhmes. E reja është e thjeshtë, e drejtë, parimore e në interes të Gjilanit. E reja, jeni ju. Ne e kemi për detyrë, vetëm ta përcjellim në qeverisjen lokale, e të sigurohemi që çdo vendim që e marrim së bashku, të zbatohet. Nuk ka më ndërprerje të proceseve të ndërmarra, nuk ka gjë që e ndalon ndryshimin që po vjen”, ka bërë me dije, Hyseni. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.