DYLON

Alban Hyseni: Katër vite qeverisje, shumë sfida por edhe shumë suksese!

Alban Hyseni: Katër vite qeverisje, shumë sfida por edhe shumë suksese!
Avatar photo Redaksia

“Katër vite qeverisje, shumë sfida por edhe shumë suksese. Në mbledhjen e fundit të bordit kemi rikapituluar punët dhe projektet e realizuara, të cilat kapin vlerën mbi 45 milionë euro projekte në zbatim”, ka thënë Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit.

Me këtë rast, ai i ka përmendur: Rrjeti i ujësjellësit – projekti FLOWS – 15 milion euro, Stadiumi i Qytetit – 13 milion euro, Banimi i përballueshëm dhe social – 4.5 milion euro, Arsimi – 3.3 milion euro në Shkollën e Mjekësisë dhe mbi 3 milion euro në çerdhe të reja, Bujqësia – mbi 2.8 milion euro investime (2022–2024) dhe dhjetëra përfitues, Renovimi i palestrës së sportit – 2.8 milion euro, Qëndrimi ditor për të moshuar, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë – 2.5 milion euro, Rruga Hamdi Kurteshi – 2.4 milion euro, Shëndetësia & Mirëqenia Sociale – mbi 2 milion euro në ndërtime, pajisje dhe shërbime të reja

EkoHigjiena

“Dhe krejt në fund të mandatit kemi nisur me projektin më kapital në historinë e komunës sonë, “Bulevardi i Qytetit”, me vlerë 18 milion euro, që ndryshon tërësisht pamjen e qytetit”, ka thënë kryetari Hyseni.

I pari i Komunës, që synon këtë post edhe në zgjedhjet lokale të e 12 tetorit, ka thënë se këto investime madhore, bashkë me qasjen e re në qeverisje, kanë transformuar qytetin tonë.

“Jam krenar për çdo hap të bërë dhe për besimin e qytetarëve në këtë rrugëtim”, ka thënë Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.