DYLON

Alban Hyseni, fjalë shumë punë asnjë! Katër vite dështim në Livoç e Gjilan

Alban Hyseni, fjalë shumë punë asnjë! Katër vite dështim në Livoç e Gjilan
Avatar photo Redaksia

/Xhevat Bekteshi, kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)/

Alban Hyseni, fjalë shumë punë asnjë! Katër vite dështim në Livoç e Gjilan. Pasi e udhëhoqi komunën për katër vite të plota (2021–2025), kryetari Alban Hyseni po del sërish para qytetarëve me të njëjtat fjalë që i tha në vitin 2021.

EkoHigjiena

Por qytetarët nuk harrojnë: asnjë nga ato premtime nuk është realizuar.

Në vend të zhvillimit që u premtua, kemi ngecje, zhgënjim dhe boshllëk.

Në vend të investimeve, kemi arsyetime.

Në vend të punës, kemi propagandë dhe video me fjalë të bukura, por pa asnjë rezultat në terren.

Livoçi i Ulë, Llashticë, Zhegër, Cërnicë, Malishevë dhe shumë fshatra të tjera të Gjilanit janë lënë në harresë, ndërsa drejtuesit e komunës merren me justifikime dhe fushata të vonuara.

Nuk kam nevojë të premtoj atë që s’e kam bërë — sepse punën e kam dëshmuar me fakte: në arsim, në institucione qendrore e lokale, në projekte konkrete për qytetarët.

Gjilani ka nevojë për ndryshim të vërtetë, jo për video e fjalë të njëjta çdo katër vjet.

Më 12 tetor, qytetarët do t’i japin fund mashtrimeve elektorale dhe do të votojnë për punë, për përgjegjësi dhe për dinjitet.

Vota për punë, jo për fjalë!

Xhevat Bekteshi – AAK 174- 2 për Asamble, nga Livoçi i Ulët