DYLON

Alban Hyseni: Biseda të hapura, ide të vlefshme dhe energji që na bashkon për të ardhmen

Alban Hyseni: Biseda të hapura, ide të vlefshme dhe energji që na bashkon për të ardhmen
Avatar photo Redaksia

Alban Hyseni, kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit, ka zhvilluar takime të ndryshme me bashkatdhetarë në Zvicër.

“Takimet në Bern i vazhdova sot në qendrën e Lëvizjes tonë në Zvicër. Bashkatdhetarët tanë e kanë të qartë se cili është vizioni i duhur për Gjilanin, dhe përkrahja e tyre na jep forcë për të vazhduar rrugën tonë drejt ndryshimit. Biseda të hapura, ide të vlefshme dhe energji që na bashkon për të ardhmen. Faleminderit mërgatë”, ka thënë Alban Hyseni i Vetëvendosjes.

EkoHigjiena

***

Ai poashtu ka bërë me dije edhe për takime me mërgimtarët në Rheinfelden.

“Jam i lumtur t’i dëgjoj nga afër, të ndaj përvojat e tyre dhe të ndjej si gjithmonë përkrahjen e vazhdueshme për Lëvizjen. Çdo takim i tillë më jep energji për planet tona për Gjilanin që duam”, ka thënë Hyseni, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit e kërkon edhe një mandat të kryetarit të komunës. 

***

Si çdo herë, në kohë fushate dhe jo vetëm, mërgata jonë në Cyrih kalon të gjitha pritshmëritë e rekordet me mbështetjen e madhe që ka për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Sot, të njëjtën energji dhe atmosferë e gjeta sërish mes bashkatdhetarëve tanë.

Mikpritje e jashtëzakonshme, disponim i mirë dhe energji e madhe për fitore dhe për punë të mëdha përpara!

***

Vizita jonë në Zvicër u bë edhe më domethënëse me festën e 5-vjetorit të pikës së Lëvizjes në Winterthur.

Ky përvjetor dëshmon përkushtimin, vazhdimësinë dhe lidhjen e fuqishme të mërgatës sonë me Lëvizjen.

Me mikpritjen dhe energjinë e tyre, bashkatdhetarët tanë në Winterthur na japin besimin dhe forcën për fitoret që kemi përpara.

Faleminderit për mirënjohjen e mikpritjen!. /2LONLINE/