DYLON

Alban Hyseni: Bashkë do ta vazhdojmë zhvillimin e qytetit tonë

Alban Hyseni: Bashkë do ta vazhdojmë zhvillimin e qytetit tonë
Avatar photo Redaksia

Kryetari aktual i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, që si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje kërkon edhe një mandat në zgjedhjet e 12 tetorit, ka realizuar sot takimet ditore, ku fillimisht ka takuar disa biznesmen, por edhe shefen e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin e Gjilanit.

Hyseni ka takuar disa prej biznesmenëve më të suksesshëm të Gjilanit, që ndikojnë shumë në shtimin e vendeve të reja të punës dhe në zhvillim ekonomik.

“BASHKË do ta vazhdojmë zhvillimin e qytetit tonë”, ka thënë Hyseni pas këtij takimi.

Përndryshe, Ai sot ka ka takuar edhe dr. Esma Mustafa, shefe e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Diskutuam mbi sfidat dhe nevojat e këtij reparti me rëndësi jetike. Në mandatin e ri, shëndetësia do të vazhdojë të mbetet prioritet, me mbështetje të veçantë për sektorët që shpëtojnë jetë çdo ditë.”, ka thënë Alban Hyseni.

#BASHKËpërGjilanin

✅️105

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.